Pages

Kështu nuk pritet penalltia (VIDEO)

Veprimet interesante në futboll nuk ndodhin vetëm te skuadrat e meshkujve por edhe në kategorinë e femrave. Ajo që ngjau në Kampionatin botëror për femra në grupmoshën deri 17 vjeçe shihet vërtetë rrallë në fushat e futbollit. Në duelin mes Francës dhe Nigerisë, fituesi u desh të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive. Tregimi i ditës ka të bëjë me portierin e Nigerisë, Gift Andy e cila me plot kuptimin e fjalës ‘ia fali’ golin francezeve. “Në momentin e goditjes kam menduar se topi është në duart e mija, por më rrëshqiti dhe përfundoi në rrjetë. Kam qarë gjithë ditën”, deklaroi ajo.

Parakalimi me i vecante qe keni pare ndonjehere (Video)

Ky eshte nje parakalim me i vecant se te tjerat, per te pare se cfare ishte ky, shikoni videon meposhte..

Rrufeja godet aeroplanin, piloti aterron pa motor (Video)

"Turkish Airlines" ka lajmëruar se aeroplani me 114 pasagjerë ka bërë ulje emergjente, pasi është goditur nga rrufeja dhe është djegur njëri prej motorëve. Aeroplani ishte në fluturim nga Stambolli në Izmir. Aeroplani i aksidentuar përgatitet për aterrim pasi është goditur nga rrufeja. Piloti ka aktivizuar menjëherë pajisjet për shuarjen e zjarrit në motor, duke bërë uljen emergjente në mënyrë të sigurt. Nga kompania ajrore kanë njoftuar se askush nuk është lënduar. Në një video amatore, e cila ishte e postuar nga një televizion privat “NTV”, shihet flakë jashtë aeroplanit gjatë natës, transmeton albinfo. Agjencia e lajmeve "Anatolia" ka intervistuar banorët e Izmirit, të cilët panë flakët dhe nxituan për të arritur në aeroport për të marrë informacione në lidhje me aeroplanin e aksidentuar.

Paralajmërohet heqja e lapidarit serb

Grupi i ashtuquajtur i Unitetit në Luginë, nuk ka pasur asnjë takim pas protestës së mbajtur gjithëpopullore. As takimet me ndërkombëtarët nuk kanë ndodhur siç janë paralajmëruar. Ndërkaq, paralajmërohet heqja e një lapidari serb. Shaip Kamberi ka thënë “Ditët e ardhshëm do të punohet dhe është duke u punuar. Deri tash është vendosur që të mërkurën të mbahet një protestë e po ashtu po diskutohet heqja e memoriali serb pasi ai është provokues për ne”.

Njerëzit janë të mrekullueshëm. Mjafton të shohësh këtë Video

Serbia: USA kërkon trazira, shqiptarët mercenarët e saj.

Një artikull i medias fiqnje, “Veçernje No vosti” e konsideron situatën e tensionuar ku gjendet aktualisht rajoni, pasojë e një komploti madhor perëndimor, veçanërisht amerikan, i cili ka qëllim të përdorë shqiptarët si vegël për të destabilizuar Serbinë ortodokse, në një çast kur në këtë vend është rritur prania ruse. Artikulli, i pasqyruar gjerësisht në një pjesë të mirë të mediave fqinje nënvizon se përkeqësimi i raporteve mes Beogradit e Prishtinës, pavarësisht negociatave mes dy vendeve, nuk është aspak i rastësishëm dhe se shqiptarët “kanë ndër mend t’i përshkallëzojnë ngjarjet deri në fund”. “Kjo në masë të madhe i detyrohet sjelljes agresive të ekstremistëve dhe terroristëve shqiptarë”, shkruan “Veçernje Novosti”. Në artikull citohet albanologu Kaplan Buroviç, një akademik autoritar, i cili vëren se shqiptarët e dinë që serbët nuk do t’i përgjigjen me të njëjtën gjuhë ashpërsimit të raporteve nga ana e tyre. “Shqiptarët kanë aleatë në Uashington dhe në Tiranë, ku merren vendimet për mënyrën si do luftohet kundër Serbisë ortodokse. Është evidente që ndërsa SHBA kërkon të vërë nën kontroll gjithë botën, po i përdor shqiptarët si mercenarë për shpërbërjen e Serbisë”, thotë akademiku Buroviç për “Veçernje Novosti”. Një tjetër akademik serb i vendos ngjarjet aktuale të rajonit ballkanik në kontekstin e interesave globale imperialiste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas kësaj teze, në mbështetje të këtyre interesave të SHBA është vendosur edhe Bashkimi Evropian. “Perëndimi e ka parë shtrembër shitjen e NIS (Industria e Naftës Serbe), ndërtimin e bazës ruse në Nish, ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”, si dhe investimet e reja të kompanive ruse në Serbi. Çdo herë që Beogradi afrohet me Moskën, pasojat bien mbi Serbinë, të cilat mbërrijnë përmes ekstremistëve shqiptarë. Destabilizimi i vendit është vetëm një prej mënyrave që ndiqen për të nënshtruar interesat serbe ndaj perëndimit”, shkruan Darko Trifunoviç. Më tej “Veçernje Novosti” shkruan se Qeveria kosovare po implementon disa forma të dhunës politike mbi serbët. Ato janë: presioni politik nga Prishtina dhe aleatet e saj perëndimore, BE dhe USA, demonstrimet e protestat publike, sulmet mbi serbët, shtëpitë e tyre, kishat, varret e monumentet, sulme me armë e eksplozivë në zonat e banuara nga serbë, kërcënimi për shkëputje territoresh të reja nga Serbia si dhe shkëputja prej Serbisë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe. Historiani Srxhan Svetkoviç vëren në artikull se shqiptarët ushtrojnë dhunë politike, pasi këtë ua lejon heshtja e Bashkimit Evropian, i cili për hir të interesave gjeo-strategjike është i gatshëm të mbyllë sytë përpara shkeljeve të rënda të të drejtave njerëzore, transmeton ballkanweb. Në mbyllje të artikullit “Veçernje Novosti” shtron pyetjen nëse ka të ngjarë që të ndodhë një konflikt i armatosur mes shqiptarëve e serbëve? “Nëse Serbia nuk iu bindet urdhrave, Perëndimi do ta ketë të lehtë t’i lejojë terroristët shqiptarë në jug të Serbisë e dhe në Serbi t’u qëllojnë serbëve”, përgjigjet akademiku Darko Trifunoviç. “Ekstremistët Shqiptarë kërkojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe, e cila i nevojitet Perëndimit për të zgjeruar frontin kundër Rusisë. Kjo super-Shqipëri nuk mund të krijohet pa luftë, pasi do të ngrihen Greqia, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi”, përgjigjet akademiku Kaplan Buroviç.

Hiqet si fantazmë për të mos paguar parkimin (video)

Një punonjës parkingu është tmerruar kur ka parë një makinë që afrohej drejt tij, pa pasur drejtues. I trembur, ai është larguar nga vendi i punës, duke e braktisur atë. Por, e gjithë kjo ishte një truk nga ana e një vajze, e cila nuk donte te paguante parkimin. Ajo ishte fshehur prapa makinës dhe e komandonte atë me një telekomandë. Sapo punonjësi I parkingut u largua nga frika, ajo doli nga prapa makinës duke kaluar pa paguar për parkingun. Ngjarja ndodhi në Kinë dhe është kapur nga kamerat e sigurisë.

22 vjet në burg i pafajshëm, kërkon 69 milionë euro shpërblim

Giuseppe Gulotta, një murator nga Firence, është një nga rastet e shumta e faktit që drejtësia shpesh herë gabon me vendimet e veta. 22 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 18 vjeç, Gulotta u arrestua nga policia, i akuzuar për vrasjen e dy karabinierëve. Dhe, për këtë ngjarje u dënua. Por, 22 vjet më vonë është vërtetuar që ai nuk është përfshirë në këtë ngjarje dhe për këtë arsye është liruar nga burgu. Tashmë ai ka vendosur që të hedhë në gjyq shtetin për qendrimin në burg pa qenë fajtor dhe kërkon plot 69 milionë euro dëmshpërblim. Një shumë e konsiderueshme, që ai thotë se e kërkon për vitet e lirisë që i janë mohuar dhe vuajtet e shumta psikologjike dhe fizike që ka kaluar gjatë këtyre 22 viteve.

Një shqiptar humbi 30 mijë euro, shkatërron me armë kazinon

Një person i armatosur ka gjuajtur me armë zjarri në ajër si dhe mbi paisjet e një kazinoje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodër-Kamzës në Tiranë në një kazino. Nga burimet e policisë mësohet se personi ende i paidentifikuar ka humbur rreth 30 mijë euro duke luajtur për disa orë në poker dhe në nerva e sipër ka nxjerrë pistoletën nga brezi fillimisht dhe ka nisur të qëllojë në ajër, më pas mbi aparaturat e lojërave të fatit. Në momentin kur i ri ka gjuajtur me armë zjarri në kazino ndodheshin pesa veta, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Fatmirësisht nuk ka patur të plagour përveç dëmeve materiale. Sipas burimeve të policisë, një dëshmitar okular ka rrëfyer se një djalë i moshës 30 vjeçare pasi ka humbur të gjitha paratë në poker ka marrë pistoletën dhe ka gjuajtur mbi kompjuterat dhe më pas është larger nga vendngjarje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja me kalibër 7.65 milimetër, si dhe janë fiksuar edhe gjurmët e gishtave në kompjuterin ku luante autori

Filmohet një objekt misterioz pak çaste para betimit të Obamës! (Video)

Një objekt fluturimi i paidentifikuar shfaqet mbi monumentin e njohur të obeliskut në Uashington dhe zhduket për disa të qindtat e sekondat. Objekti i mistershëm fillimisht ngjasonte me dy drita-projektor, por para se të zhdukej papritur, mori formë të rrumbullakët, pra të një unaze ngjyrë blu. Megjithatë, më e çuditshmja është se ky objekt u filmua, apo thënë në gjuhën e zakonshme, u “kap” nga kanali i madh Fox News pikërisht mbrëmjen kur Presidenti Amerikan Barak Obama do të betohej për herën e dytë në postin më të lartë të shtetit më të fuqishëm të botës. Ishte vërtet një UFO –Objekt Fluturimi i paidentifikuar- apo mos vallë një avion i teknologjisë së zgjuar pa pilot? Për më shumë në videon që vijon:

Shakira dhe Pique bëhen me djalë, ia vejnë emrin Milan

Pop ylli Shakira dhe futbollisti i Barcelonës, Gerrard Pique janë bërë prind, pasi që këngëtarja kolumbiane mbrëmë ka lindur djalë i cili do të quhet Milan Pique Mebarak, raportojnë agjencitë botërore. Shakira Mebarak (35) ka lindur me prerje cezariane në spitalin e Barcelonës, ka thënë përfaqësuesja e saj për media. Në njoftimin në sajtin e këngëtares shkruan se “ashtu si babai i tij, foshnja Milan që nga lindja është bërë pjesë e klubit të futbollit Barcelona”. Shakira ka sqaruar edhe prejardhjen e emrit Milan. “Emri Milan në gjuhet sllave do të thotë i këndshëm, i butë dhe i mëshirshëm, në latinisht i etur dhe i mundimshëm, kurse ne Sanskrit do të thotë bashkim”, shkruan në sajtin e këngëtares së njohur. Milani pas lindjes ishte i rëndë tre kilogramë, kurse “nëna dhe foshnja janë shëndosh e mire”, shkruan në sajt. (ORAinfo)

Shiqo se si gjyqtari rrëzon futbollistin (video)

Një moment interesant u pa sot në ndeshjen miqësore mes Zenitit dhe Shakhtarit. Në një moment gjyqtari kryesor i ndeshjes rrëshqiti në fushë duke rrëzuar në të njëjtën kohë edhe një lojtar të Zenitit. Lojtar për pasoj ankoj në lëndim ndërsa gjyqtari u ngrit në këmbë për të marrë veten.

Ky është shërbimi më i keq në histori te tenisit! (video)

Tenistja kineze, Na Li është kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Openit, kurse në meçin çerekfinale ajo ka ekzekutuar shërbimin më të keq më histori. Në meçin kundër polakes, Agnieszka Radwanska, kinezja gjatë shërbimit e ka goditur aq fort topin saqë e ka dërguar larg në publik. (ORAinfo)

Kush e bën të lumtur Adelina Tahirin?

Kohë të mira për këngëtaren, Adelina Tahiri. Vetëm pak kohë më parë artistja shqiptare nga Maqedonia njoftoi në Instagram se do të jetë pjesëmarrëse në Dancing With the Stars në Maqedoni, ndërsa së fundi ajo ka postuar një buqetë me lule, të cilën siç thotë vetë ajo, ia ka dhuruar partneri, transmeton Panorama. “Dhurata më e bukur nga partneri”- shkruan Adelina Tahiri në Instagram. Ne nuk dimë ende nëse bëhet fjalë për partnerin në Dancing, apo Adelina Tahiri i është gëzuar luleve të të dashurit të saj.

Serbia vetë i rrënoi varrezat

Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë thënë se ka elemente serioze dhe të besueshme të informacionit se vetë grupe të caktuara të serbëve kanë dëmtuar varrezat e tyre këto ditë në Kosovë, si pjesë e skenarit politik të Serbisë për t’ua lënë fajin shqiptarëve, njësoj siç kishte vepruar Serbia në vitin 1981. “Struktura të caktuara të sigurimit të Serbisë janë të përfshira drejtpërdrejt duke organizuar shkatërrimin e varrezave të serbëve në disa pjesë të Kosovës, më qëllim që të zbehet dhe të dobësohet tej mase reagimi ndërkombëtar kundër veprimit të xhandarmërisë së Serbisë me rastin e largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, ka thënë për RTK, ky burim brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Sipas këtij burimi, Serbia me elementet e saj në Kosovë po përpiqet të rrënoj çdo të arritur të deritashme të shtetit të Kosovës duke dashur të arrijë qëllimin për ta dobësuar pozicionin e fortë që po e krijon Kosova si shtet në arenën ndërkombëtare. ”Përsëritja e skenarit të vitit 1981 të dëmtimit të varrezave serbe, e të cilin e kishte bërë vetë Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve, është një ngjarje kriminale, ku shqiptarët duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për prapaskenat e errëta, sepse tani çdo përpjekje e Serbisë po shkon në drejtimin për ta bërë joekzistent shtetin e Kosovës, edhe duke krijuar ngjarje padyshim të rënda e të papranueshme kundër traditës së shqiptarëve sikurse që ishte dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë”, thekson burimi brenda Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Mercedes-Benz CLA, Coupe me 4 dyer

Mercedes-Benz e ka zgjeruar ofertën e tij të modeleve me klasën CLA plotësisht të re në formë të Coupe-s me 4 dyer pa korniza. Coupe e re me 4 dyer një model i cili karakterizohet me stil të lartë, i cili kahet fillestare të dizajnit i ka marrë nga klasa CLS e cila me dizajnin e vet ka inspiruar shumë brende të cilët mundohen të imitojnë këtë tip specifik të karrocerisë. Modeli i ri CLA sjell vetitë më të mira aerodinamike në klasën e vet, sistemin e tërheqjes me 4 rrota 4MATIC, e shumëçka tjetër. Coupe i ri me 4 dyer pa dorëza me sukses ka bartur elementet e dizajnit nga Concept Style Coupe, në automobil të prodhimit serik. Modeli i ri do të pajiset me një varg sistemesh ndihmëse si Collision Prevention Assist, i cili do të jetë pjesë e pakos bazë. Gjatë shpejtësive mbi 6 km/h, ky sistem ndihmës i cili punon me ndihmën e radarit, paralajmëron vozitësin në pengesa dhe parasheh sasinë e forcës së frenimit kur vozitësi e shtyp pedalin e frenave. Nga elementet teknike të ikonës së re të dizajnit, duhet përmendur edhe vetitë aerodinamike. Koeficienti i rezistencës së ajrit prej 0.23 Cd tek CLA, është më i ulëti jo vetëm tek modelet Mercedes-Benz, por edhe nga të gjitha veturat tjera serike. Qarkullimi i mirë i ajrit i cili ka veprim të mirë në harxhimin e karburantit gjatë vozitjes së përditshme, është rezultat i optimizmit të përgjithshëm aerodinamik të dizajnit të kësaj veture. Pamja progresive dhe sportive e jashtme, është bartur edhe në brendi. Sipërfaqet gri Antracit, vijnë në mënyrë standarde ndërsa në pajisjet shtesë vijnë edhe sipërfaqet me disa lloje të drurit dhe aluminit. Në përputhje me grupin e shënjuar të blerësve potencial, modeli i ri CLA do të jetë i pajisur edhe me gjeneratën më të re të sistemeve multi-mediale me një varg funksionesh, aplikacionesh dhe grafikesh interesante. Aty gjendet ekrani 5.8 inç dhe bërthama Bluetooth, që janë pjesë e pajisjeve bazë. Si opsion mund ta porosisni ekranin më të madh 7 inç me zgjedhjen e pakos Multimedia, e cila sjell edhe sistemin COMAND me navigacion, manovrim me zë, portin SD, CD/DVD Changer me komanda të integruara në pllakën me 6 CD apo DVD, 10GB hapësirë për muzikë dhe kamerën për vozitje prapa. Dizajni inovativ, kornizat e optimizuara aerodinamike, teknologjia më e përparuar dhe theksi modern dhe i ri me karakter të theksuar sportiv, do të jenë një karrem shumë tërheqës për shumë blerës.

Më pak njerëz duan një iPhone 5!

Sipas një raporti të fundit të publikuar në një gazetë prestigjioze, thuhet se Apple ka reduktuar porositë për pjesët e iPhone 5, për shkak të kërkesës së ulët në treg. Për tremujorin aktual të vitit, vetëm gjysma e ekraneve të iPhone 5 janë porositur nga Apple, krahasuar me planin fillestar thuhet sipas Wall Street Journal. Por, përveç ekranit edhe porositë e komponentave tjerë që e bëjnë produktin e famshëm iPhone 5 thuhet se janë reduktuar mjaft shumë. Porositë e reduktuara nga Apple për pjesët e iPhone kanë ndodhur edhe më herët, por këtë herë megjithatë, ulja e kërkesës i atribuohet kërkesës së dobët në treg. Apple do të prezantojë rezultatet e reja financiare në 23 janar, dhe prej suksesit të arritur mund të gjykohet për lajmin e dhënë. / Telegrafi /

Mos luani me zjarrfikësit se do e pësoni keq (VIDEO)

Një grup adoleshentësh në Britaninë e Madhe duhet të mendoheshin më mirë kur të zgjidhnin armikun për të luajtur me topa bore. Ndërkohë që një ekip zjarrfikësish po punonin, adoleshentët i gjuanin me topa bore. Një top e goditi në kokë një zjarrfikës, që po mbante edhe pompën e ujit. Ai nuk priti shumë dhe ua ktheu pompën atyre, duke u dhënë një dush të mirë në këtë kohë të acartë.

Ja në çfarë gjendje është lapidari i dëshmorëve i hequr nga qendra e Preshevës?

Pas largimit nga qendra e Preshevës, më nuk ka pasë informacione zyrtare se ku është dërguar dhe si do të trajtohet. Sipas informacioneve që vijnë nga forume të ndryshme në internet, dhe fotografinë e postuar nga një grup i rinjësh në Facebook "Kjo është Presheva Jonë", lapidari gjendet në bazën e xhandarmerisë në fshatin Cakanoc, rreth 6 kilometra larg nga qendra e Preshevës. Në foto të lapidarit, duket se emblema e UÇPMB-së është e larguar nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar, shihen gjëra të ndryshme, si drunj, mbeturina dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar. Ministri Daçiq kishte deklaruar se lapidari është hequr me kujdes pa u dëmtuar fare. /presheva.com/

Qeveria serbe e ka në plan rrënimin e lapidarit të Komandant Leshit? - FOTO



Pas largimit të lapidarit të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, qeveria serbe planifikon rrenimin e disa lapidarëve dhe komplekseve të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Siç njoftojn mediat serbe qeveria e Daçiçit e ka në plan largimin e monumenteve të UÇPMB-së që gjenden në teritorin e Serbisë. Njëri nga monumentet që u pengon më së shumti është ai i dëshmorit Ridvan Xhezmiut apo Komandant Leshi që gjendet në Tërnoc. "Blic" njofton se shqiptarët që jetojnë në luginë e kanë tepruar me përmendore dhe komplekse të ushtarëve të tyre. Këtij mediumi i pengon që edhe në mes të malit ë vendoset ndonjë pllakë përkujtimore. Në vazhdim do të presim se çfarë do të ndodhë me këta lapidar që kanë mbetur në mëshir të Zotit./albtime.com/

Sulmohet me armë pllaka përkujtimore që shqiptarët i cilëson ‘terrorist’

Mbrëmë gjatë orëve të vona është sulmuar edhe pllaka përkujtimore e serbëve në fshatin Gorazhdec të Pejës. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës. Xhevat Ibraj, zyrtar për informim në stacionin policor të Pejës, ka thënë për ORAinfo se edhe policia është njoftuar për këtë rast. Ai thotë se informacionin e ka marrë nga një qytetarë serb i atij fshati. “Edhe ne e kemi atë informatë. Koha ka qenë e panjohur pasi ka ndodhur vonë. Policinë e ka informuar një qytetarë i cili quhet Dragomir. Pllaka përkujtimore ka pasur një dëmtim të vogël”, ka thënë Ibraj. Ibraj thotë se akoma nuk ka të dyshuar për këtë rast dhe se nuk dihen motivet. “Njësitet e nënstacionit në Gorazhdec kanë dalë në vend të ngjarjes dhe pastaj kanë lajmëruar njësitet në Pejë. Ne jemi duke u marrë me rastin, ndërsa ende nuk ka të dyshuar, ashtu siç nuk dihet as motivet e sulmit. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes janë mbledhur nga njësitet teknike dhe janë duke u hetuar”, ka thënë Ibraj. Pllaka përkujtimore në Gorazhdec iu është kushtuar serbëve të rënë gjatë bombardimeve të NATO-s, ndërsa në të shqiptarët etiketohen si ‘terrorist’. (ORAinfo)

Kujdes ku e parkoni veturën, shikoni çfarë mund të ndodh (Video)

Tunën e mbulojnë me para në krevat

Këngëtarja Altuna Sejdiu vazhdon të befasojë me fotot e saj të cilat i servir përmes rrjetëve sociale. Ajo këtë foto qe duket e mbuluar me para, me disa qindra euro e ka quajtur si nëe “Dush me para”.

Njoftohuni me njeriun robot Diego (Video)

Ai nuk është një robot i zakonshëm, emocionet e tij në fytyrë janë jashtëzakonisht të ngjashme me të njeriut. Ndiqeni videon.

Sot proteston Lugina

Xhandarmëria serbë hoqi të dielën pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që ishte vendosur para Kuvendit të Komunës në Preshevë. Ky akt u shoqërua me reagime në Prishtinë dhe në Tiranë. Sot në ora 12 në Preshevë do të zhvillohet një protestë gjithëpopullore e shqiptarëve të Luginës. Ky ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e liderëve politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës lidhur me shqyrtimin e situatës më të re pas heqjeje së lapidarit të dëshmorëve nga sheshi i Preshevës, siç u quajt, nëpërmjet një akti vandal të xhandarmërisë së Serbisë. Liderët e luginës kanë paralajmëruar se do tu drejtohen Prishtinës zyrtare dhe Tiranës më disa kresa. /Indeksonline/

Thirrje për heqjen e Muzeut të UÇK-së në Maqedoni

"Jemi dëshmitarë që Nikolla Gruevski ka mësuar shumë gjëra nga kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviç. I bëjmë thirrje që të mësoj diçka edhe nga kolegu ii tij aktual, kryeministri serb Ivica Daçiç, se si mbrohet sovranitetin i një shteti. Sot në mëngjes policia serbe e realizoi paralajmërim e dhënë nga Daçiç për të hequr monumentin e veteranëve të UÇPMB-së të vendosura ilegalisht në qendër të Preshevës". Këtë thirrje e ka bërë Stojançe Angellov, lideri i partisë "Dinjiteti" ndaj kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, transmeton "A1on". "Apelojmë deri te kryeministri Nikolla Gruevski, të ndjek shembullin nga kolegu i tij, kryeministrit serb Ivica Daçiç, për të vepruar në përputhje me ligjin, dhe brenda një kohe të arsyeshme ti heq të gjitha monumentet e ndërtuara ilegalisht dhe muzeun e ekstremistëve të UÇK-së që gjendet brenda territorit të Maqedonisë" -përfundon Angelov. (ORAinfo)

Edhe kështu kalohet pa paguar në parking! (VIDEO)

Edhe kështu kalohet pa paguar në parking!

Preshevari i mllefosur: Ja si i shan serbet (Video)

Ky burrë shpreh zhgënjimin e tij para mediave të pranishme në sheshin e Preshevës, ku ishte i vendosur edhe lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së Ai flet në gjuhën serbe për padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve në Luginë, duke i cilësuar ato si më të vështira se në kohën e Milosevicit. “Ju e keni pruar situatën deri në këtë pikë”, tha plaku duke aluduar në Qeverinë e Serbisë. Ai tha se dëshmorët që ranë dhe sot u hoqën nga sheshi i Preshevës, kanë vdekur për këtë vend dhe se asnjë nga familjet e tyre nuk ka përfituar asnjë pension, raporton Titulli. “Është turp kjo që keni sjellë nga Beogradi. Mos na keni sjellë ndonjë fabrikë. Turp të keni”, thoshte ai. Preshevari theksoi se vetëm pse ishte shqiptar, në kohën kur ishte i sëmurë në spitalin e Vranjës, atij i kanë thënë se do ta presin si derr. “Më thanë se do të më presim si derr nëse nuk jap të holla”, tha plaku. Situata e tensionuar kohëve të fundit në Luginë, ka ndikuar që shumë qytetarë të largohen nga vendi në drejtim të Kosovës dhe shteteve perëndimore. /Telegrafi/

Koktej molotovi në ndërtesën e komunës paralele të Mitrovicës

Persona të panjohur, rreth orës 20:40, kanë hedhur në ndërtesën e komunës paralele të Mitrovicës, koktej molotovi, të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla në objekt. Kryetari ilegal i Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantic, i tha Tanjugut se incidenti ndodhi në prezencën e trupave të KFOR-it, të cilët, pasi qytetarët filluan të mblidhen, u tërhoqën nga vendi i ngjarjes. Pantici tha se katër automjete të KFOR-it, pas incidentit, u tërhoq në pjesën jugore të Mitrovicës, duke deklaruar se siguria e objektit të komunës që nesër do të bëhet nga Mbrojta Civile. Ndërtesa e komunës paralele të Mitrovicës është e vendosur në lagjen multietnike të njohur si Tre Rrokaqiejt. /Telegrafi/

Rrënohen 27 përmendore të varrezave serbe në Kllokot (Foto)

Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova KiM. Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasha Mirkoviq, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë kat vandal. Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikolla Stoliq, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia, transmeton koha. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal. Siç dihet, sot në Preshevë, pikërisht qeveria serbe i dha urdhër xhandarmërisë së saj që të heqë nga lapidarin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe ka mundësi që ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.




Pason hakmarrja e parë për Lapidarin, shkatërrohen varrezat serbe në Kllokot

Mediat serbe njoftojnë për një hakmarrje të shqiptarëve për heqjen e lapidarit në Preshevë. Sipas Radios KiM, duke u thirrur në deklaratën e kryetarit të Komunës së Kllokotit (Komunë me shumicë serbe në afërsi të Vitisë), Sasha Mirkoviç që gjendet në afërsi të varrezave njofton se është “tërësisht i shokuar nga një akt vandalizmi”. Kam pritur se diçka e tillë mund të ndodhë…por kjo është më e keqja që ka mundur të ndodh. Këtu të vdekurit nuk kanë qetësi”, deklaroi Mirkoviç. Këtë informatë e ka vërtetuar edhe drejtori i radio Kllokotit Nikola Stoliç, I cili tha se ka informata për “demolimin e varrezave” dhe se atje veç m ë ka dalur policia. Zyra e Serbisë për Kosovë dënon më ashpër shkatërrimin dhe përdhosjen e pllkave të varrezave ortodokse serbe dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më shpejt t’i gjejë dhe t’u japë dënimin e merituar aktorëve të kësaj vepre./albtime.com/

Dempsey ia prish festën Unitedit (video)

Manchester United nuk ka arritur që për 60 sekonda të ruaj fitoren ndaj Tottenhamit në “White Hart Line”. Kur të gjithë menduan që United do të largohej nga Londra me plus tri pikë, amerikani Dempsey arrin ta barazoj rezultatin në 1:1 në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt. Më parë, gjyqtari i ndeshjes kishte dhënë shenjën për tre minuta lojë shtesë. Për United shënoi holandezi në top-formë, Robin Van Persie. Pas 25 minutash lojë, Van Persie pranon një top të shkëlqyeshëm nga Cleverley dhe me kokë nga afërisht pesë metra tund rrjetën e Tottenhamit. Megjithë barazimin, Manchester United vazhdon të kryesoj në renditje me 56 pikë, pesë me shumë se Manchester City në vendin e dytë. Tottenhami mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, katër pikë me pak se Chelsea në vendin e tretë. (ORAinfo) .

Këtë gjë se keni parë kurrë në futboll (video)

Në futboll shpeshherë janë parë festime të çuditshme e interesante, por asnjëherë si ky që mund të shikoni në videon e mëposhtëme. Në ndeshjen që përfundoj para pak minutash mes Ganës dhe Kongos, portieri kongolez Muteba Kidiaba bëri një festim të golit për skuadrën e tij në mënyrë të paparë. Kidiaba si një zvarranik festonte golin e barazimit për Kongon në portën e tij duke bërë të qeshnin shikuesit në stadium.
 

Blogger news

Blogroll

About