Mercedes-Benz CLA, Coupe me 4 dyer
Mercedes-Benz e ka zgjeruar ofertën e tij të modeleve me klasën CLA plotësisht të re në formë të Coupe-s me 4 dyer pa korniza. Coupe e re me 4 dyer një model i cili karakterizohet me stil të lartë, i cili kahet fillestare të dizajnit i ka marrë nga klasa CLS e cila me dizajnin e vet ka inspiruar shumë brende të cilët mundohen të imitojnë këtë tip specifik të karrocerisë.
Modeli i ri CLA sjell vetitë më të mira aerodinamike në klasën e vet, sistemin e tërheqjes me 4 rrota 4MATIC, e shumëçka tjetër. Coupe i ri me 4 dyer pa dorëza me sukses ka bartur elementet e dizajnit nga Concept Style Coupe, në automobil të prodhimit serik. Modeli i ri do të pajiset me një varg sistemesh ndihmëse si Collision Prevention Assist, i cili do të jetë pjesë e pakos bazë.
Gjatë shpejtësive mbi 6 km/h, ky sistem ndihmës i cili punon me ndihmën e radarit, paralajmëron vozitësin në pengesa dhe parasheh sasinë e forcës së frenimit kur vozitësi e shtyp pedalin e frenave. Nga elementet teknike të ikonës së re të dizajnit, duhet përmendur edhe vetitë aerodinamike.
Koeficienti i rezistencës së ajrit prej 0.23 Cd tek CLA, është më i ulëti jo vetëm tek modelet Mercedes-Benz, por edhe nga të gjitha veturat tjera serike. Qarkullimi i mirë i ajrit i cili ka veprim të mirë në harxhimin e karburantit gjatë vozitjes së përditshme, është rezultat i optimizmit të përgjithshëm aerodinamik të dizajnit të kësaj veture.
Pamja progresive dhe sportive e jashtme, është bartur edhe në brendi. Sipërfaqet gri Antracit, vijnë në mënyrë standarde ndërsa në pajisjet shtesë vijnë edhe sipërfaqet me disa lloje të drurit dhe aluminit. Në përputhje me grupin e shënjuar të blerësve potencial, modeli i ri CLA do të jetë i pajisur edhe me gjeneratën më të re të sistemeve multi-mediale me një varg funksionesh, aplikacionesh dhe grafikesh interesante.
Aty gjendet ekrani 5.8 inç dhe bërthama Bluetooth, që janë pjesë e pajisjeve bazë. Si opsion mund ta porosisni ekranin më të madh 7 inç me zgjedhjen e pakos Multimedia, e cila sjell edhe sistemin COMAND me navigacion, manovrim me zë, portin SD, CD/DVD Changer me komanda të integruara në pllakën me 6 CD apo DVD, 10GB hapësirë për muzikë dhe kamerën për vozitje prapa.
Dizajni inovativ, kornizat e optimizuara aerodinamike, teknologjia më e përparuar dhe theksi modern dhe i ri me karakter të theksuar sportiv, do të jenë një karrem shumë tërheqës për shumë blerës.
