Ja si shkarkohet kamioni për 1 minutë (video)
Duket se një shofer në Tajvan do të mund të stoliset me titullin e shkarkuesit më të shpejtë të kamionit – nëse një titull i tillë do të ekzistonte.
Në Youtube është postuar një video ku një shofer shkarkon kamionin e tij për 1 minutë – pa pasur nevojë për ndihmën e askujt.
Se si shkarkohet shpejt kamioni i mbushur me drunj të bambusë mund të shihni në video-materialin në vijim.
Ronaldo me model të ri flokësh
Mund të jetë një lojtar ndoshta shumicën e rasteve perfekt në fushën e blertë por sa i takon modës nuk është se shkëlqen gjithnjë. Të hënën ylli madrilen u shfaq në mbrëmjen e organizuar nga Marca për trofeun Di Stefano 2011-2012 me një model të ri flokësh. Askush nuk e kishte mendjen tek trofeu por te modeli i flokeve./fishmedia/
Gjyshja çon për lesh një alamet Aston Martini DBS (Foto)
Një pasaniku, që kishte ndaluar për të mbushur me karburant makinën e tij luksoze Aston Martin DBS, i iku truri kur një gjyshe në timon, nuk e mori siç duhet kthesën në një rrethrrotullim dhe u përplas me makinën e tij.
Ngjarja ndodhi në Britani. E moshuara po ngiste një Vauxhall Corsa në ngjyrë rozë, kurse makina Aston Martin po furnizohej në një pikë karburanti.
Makina, që kushton 180 mijë sterlina, është dëmtuar rëndë, thotë pronari i saj.
Askush nuk u plagos nga ky aksident.
Makina Aston Martin DBS është e preferuara e James Bond.
Kjo seri nisi të shitej që nga viti 2007.
Por jo vetëm James Bond, por edhe aktori që e luan këtë rol, Daniel Craig është një fans i makinës.
Prezantuesi i njohur, Jeremy Clarkson thotë se modeli Aston Martin DBS është thuajse makina perfekte që mund të ekzistojë.
I grabitet fëmija nënës, teksa ajo flinte (Video)
Është nga ato ngjarje tmerrësisht të pabesueshme që po të mos i shikosh me sy nuk mund ti besosh!
Por ja që në rastin konkret ekziston një video e realizuar nga kamerat e sigurisë. Ngjarja e tmerrshme u zhvillua në stacionin e metrosë të Mumbai të Indisë dhe u publikua nga një kanal televiziv pas denoncimit ë nënës së pastrehë që i kishin vjedhur fëmijën.
Siç do e shikoni një burrë qëndron fillimisht pranë nënës që po fle me të dy fëmijët e saj, një vajzë dhe foshnja që i vodhën. Në një moment grabitqari shikon rreth e rreth nëse e shikon kush, ngrihet mbërthen fëmijën dhe ia mbath.
Por, kamerat e sigurisë kishin regjistruar gjithçka dhe kështu pas padisë së nënës, polici është vënë në ndjekje të grabitësit për ta arrestuar atë dhje të gjendet fëmija!
Bashkëshortja e Tottit i nxjerrë në pah (foto)
lary Blasi është kritikuar për fustanin e veshur gjatë ceremonisë për dhënien e çmimeve për regjitë më të mira televizive. Bashkëshortja e kapitenit të Romës Totti, është shfaqur në teatrin Ariston në Sanremo, me një fustan shumë të gjatë.Në disa foto të publikuara nga mediat italiane, Blasi ka treguar diçka më shume për të xjerrë në pah formën e saj.
Fytyrat e ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës.(FOTO-LAJM)
Fotograf Lalage Snow mori një udhëtim 8-mujor në Afganistan, me portrete të ushtarëve britanikë para, gjatë dhe pas shërbimit të tyre në zonën e luftës. Në disa fotografi mund ta shihni transformimin e qarte e djemvje nga nje djalosh i pa fajshem, ne luftetar e me pas nje burre.
Së shpejti iPhone 6 do ta keni në duar, ja si duket (FOTO)
IPhone 6 është duke u përgatitur për të hyrë në treg në fillim të qershorit.Ekspertët gjithashtu tregojnë se celulari do të jetë i pajisur me një aparat HD super.
IPhone 6, gjithashtu i quajtur jozyrtarisht e 5s iPhone, do të jetë shtëpi për një ekran 4.8-inch, deri nga katër-inch.
Apple është duke menduar gjithashtu për të bërë celularin e shtatë të gjeneratës së saj në dispozicion në një mori mundësish të reja, duke përfshirë edhe ngjyra rozë, të verdhë, blu, jeshile, të purpurt, të kuqe dhe argjendi, propozoj./fish media/
Subscribe to:
Posts (Atom)







