Ja si shkarkohet kamioni për 1 minutë (video)
Duket se një shofer në Tajvan do të mund të stoliset me titullin e shkarkuesit më të shpejtë të kamionit – nëse një titull i tillë do të ekzistonte.
Në Youtube është postuar një video ku një shofer shkarkon kamionin e tij për 1 minutë – pa pasur nevojë për ndihmën e askujt.
Se si shkarkohet shpejt kamioni i mbushur me drunj të bambusë mund të shihni në video-materialin në vijim.
Ronaldo me model të ri flokësh
Mund të jetë një lojtar ndoshta shumicën e rasteve perfekt në fushën e blertë por sa i takon modës nuk është se shkëlqen gjithnjë. Të hënën ylli madrilen u shfaq në mbrëmjen e organizuar nga Marca për trofeun Di Stefano 2011-2012 me një model të ri flokësh. Askush nuk e kishte mendjen tek trofeu por te modeli i flokeve./fishmedia/
Gjyshja çon për lesh një alamet Aston Martini DBS (Foto)
Një pasaniku, që kishte ndaluar për të mbushur me karburant makinën e tij luksoze Aston Martin DBS, i iku truri kur një gjyshe në timon, nuk e mori siç duhet kthesën në një rrethrrotullim dhe u përplas me makinën e tij.
Ngjarja ndodhi në Britani. E moshuara po ngiste një Vauxhall Corsa në ngjyrë rozë, kurse makina Aston Martin po furnizohej në një pikë karburanti.
Makina, që kushton 180 mijë sterlina, është dëmtuar rëndë, thotë pronari i saj.
Askush nuk u plagos nga ky aksident.
Makina Aston Martin DBS është e preferuara e James Bond.
Kjo seri nisi të shitej që nga viti 2007.
Por jo vetëm James Bond, por edhe aktori që e luan këtë rol, Daniel Craig është një fans i makinës.
Prezantuesi i njohur, Jeremy Clarkson thotë se modeli Aston Martin DBS është thuajse makina perfekte që mund të ekzistojë.
I grabitet fëmija nënës, teksa ajo flinte (Video)
Është nga ato ngjarje tmerrësisht të pabesueshme që po të mos i shikosh me sy nuk mund ti besosh!
Por ja që në rastin konkret ekziston një video e realizuar nga kamerat e sigurisë. Ngjarja e tmerrshme u zhvillua në stacionin e metrosë të Mumbai të Indisë dhe u publikua nga një kanal televiziv pas denoncimit ë nënës së pastrehë që i kishin vjedhur fëmijën.
Siç do e shikoni një burrë qëndron fillimisht pranë nënës që po fle me të dy fëmijët e saj, një vajzë dhe foshnja që i vodhën. Në një moment grabitqari shikon rreth e rreth nëse e shikon kush, ngrihet mbërthen fëmijën dhe ia mbath.
Por, kamerat e sigurisë kishin regjistruar gjithçka dhe kështu pas padisë së nënës, polici është vënë në ndjekje të grabitësit për ta arrestuar atë dhje të gjendet fëmija!
Bashkëshortja e Tottit i nxjerrë në pah (foto)
lary Blasi është kritikuar për fustanin e veshur gjatë ceremonisë për dhënien e çmimeve për regjitë më të mira televizive. Bashkëshortja e kapitenit të Romës Totti, është shfaqur në teatrin Ariston në Sanremo, me një fustan shumë të gjatë.Në disa foto të publikuara nga mediat italiane, Blasi ka treguar diçka më shume për të xjerrë në pah formën e saj.
Fytyrat e ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës.(FOTO-LAJM)
Fotograf Lalage Snow mori një udhëtim 8-mujor në Afganistan, me portrete të ushtarëve britanikë para, gjatë dhe pas shërbimit të tyre në zonën e luftës. Në disa fotografi mund ta shihni transformimin e qarte e djemvje nga nje djalosh i pa fajshem, ne luftetar e me pas nje burre.
Së shpejti iPhone 6 do ta keni në duar, ja si duket (FOTO)
IPhone 6 është duke u përgatitur për të hyrë në treg në fillim të qershorit.Ekspertët gjithashtu tregojnë se celulari do të jetë i pajisur me një aparat HD super.
IPhone 6, gjithashtu i quajtur jozyrtarisht e 5s iPhone, do të jetë shtëpi për një ekran 4.8-inch, deri nga katër-inch.
Apple është duke menduar gjithashtu për të bërë celularin e shtatë të gjeneratës së saj në dispozicion në një mori mundësish të reja, duke përfshirë edhe ngjyra rozë, të verdhë, blu, jeshile, të purpurt, të kuqe dhe argjendi, propozoj./fish media/
Sport i rrezikshëm por argëtues (VIDEO)
Human Slingshot është një aventurë për njerëzit më të guximshëm – që duan përjetime unike për të cilat mund të flasin me ditë të tëra.
Adhuruesit e sporteve ekstreme ‘Human Slingshot’ janë mësuar me gjëra të tilla, që sjellin shumë adrenalinë dhe argëtim.
Megjithatë, shumica e njerëzve më me dëshirë do të qëndronin anash në publik, se sa të merreshin me sporte të tilla ekstreme – siç është sporti që po ua sjellim në video-materialin në vijim. /Dukagjini.com
Ja reagimi i lojtarëve të PSG pas shortit
Futbollistët e PSZH kanë ndjekur të gjithë së bashku me ankth shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, për të parë se kush ishte kundërshtari i radhës i skuadrës parisiene.
Në momentin kur Stiv MekManaman nxori nga vazo emrin e Barcelonës, reagimi në sallën ku po ndiqej shorti ishte mjaft qesharak. Nëse pjesa më e madhe e lojtarëve u duk se po festonin për faktin se do të luanin ndaj gjigandëve katalanas, Kristof Zhalet nuk e mendonte si shokët e tij të skuadrës.
Futbollisti i kombëtares franceze të futbollit shihet në këto pamje filmike duke u larguar i dëshpëruar nga salla me duar në kokë, duke lënë të kuptohet qartësisht se çfarë mendon për fatin e PSZH në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Ronaldo kundër Ronaldos, reklame interesante (VIDEO)
Espírito Santo (BES ) ka publikuar një reklamë interesante ku ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo garon me Cristiano Ronaldon.
Po, mirë e lexuat, Ronaldo kundër Ronaldos. E titulluar ‘jep më të mirën tënde’, reklama tregon yllin portugez që kërkon ta japë maksimumin pikërisht duke garuar me veten e tij.
Reklama kërkon nga klientët e bankës që të përdorin normat më të mira të kursimit./Kohasport/
Messi shënoi golin dytë nga ofsajdi i paster (VIDEO)
Regjia spanjolle asnjëherë nuk e ka dhënë reprizën e golit të dytë Lionel Messi, nga këndi nga i cili do të vërehej menjëherë pozicioni i pastër jashtë loje në ndeshje kundër Milanos. Loja dhe fitorja plotësisht e merituar e Barcelonas nuk është kontestuar nga askush, por në video shihet shumë qartë se si Messi pranoi topin nga Andres Iniesta, në pozitën minimum një metër jashtë loje, por goli u pranua. Ngjarja ndodhi vetëm 2 minuta para se Niang qëlloi shtyllën, ndërsa momentin kur Boateng ktheu topin në zonën e rrezikshme, topin supozohet se e ka ndal me dorë Gerard Pique, poashtu moment që nuk është reprizuar asnjëherë.
Shikone momentin dhe binduni.
Messi offside Milan by realmadridplay
Messi offside Milan by realmadridplay
Dalin fotot e para të Samsung Galaxy S4
Imazhet e rrjedhura duken se tregojnë Galaxy S 4, telefoni i gjeneratës së ardhshme nga Samsung, i cili do të prezantohet këtë javë. Fotografitë kanë konfirmuar disa prej thashethemeve të përhapura rreth specifikimeve të telefonit të ardhshëm, veçanërisht për ekranin 5 inç.
Telefoni, i quajtur “GT-I9502,” me sa duket përshtatet për kompaninë kineze Unicom. Telefoni është thënë të ketë një procesor 1.8GHz Universal5410, 2GB RAM dhe një kartë grafike SGX PowerVR 544MP.
Imazhet janë ngarkuar në forumin kinez 52 Samsung disa orë më parë dhe është përhapur shumë shpejt në internet.
Një gazetar i uebfaqes The Verge thotë se procesori Universal5410 është ndoshta një emër i koduar për Exynos Octa 5410, një procesor me 8 core. Besohet se telefoni i ri mund të ketë një ekran me rezolucion 1920×1080 dhe një kamerë 13MP.
Facebook publikon dizajnin e ri të news feed
Rrjeti social më i popullarizuar ka zbuluar detajet lidhur me ndryshimet e reja në news feed të vetin. Muri i tejngarkuar dhe konfuz me risitë dhe ndodhitë lidhur me miqtë dhe faqet tuaja që i përcillni do të pësojë më së shumti ndryshime në kuptim të dizajnit, dhe do të thjeshtësohet, i fokusuar në fotografi më të mëdha dhe dizajn shumë më afër platformave mobile.
Tashmë ka filluar aplikimi i dizajnit të ri, por disa shfrytëzuesve mund t’u duhet të presin edhe disa javë. Të padurueshmit mund ta shohin si duket news feed i ri në adresën https://www.facebook.com/about/newsfeed/ si dhe munden edhe të regjistrohen për ta pasur atë diç më herët.
Gjest i ulët i Ozilit (video)
Futbollistët e Real Madridit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Celta Vigos me rezultat 2:1, kurse fundi i ndeshjes ka shënuar gjest të ulët të futbollistit të Realit, Mesut Ozil. Kamerat në stadium e kanë kapur Mesut Ozilin derisa hedh një fanellë të Celtas në tribuna, pasi që paraprakisht e kishte ndërruar me një futbollist vendas. (ORAinfo)
Dora e majtë e Edi Ramës me kopje (Foto)
Moto e Rilindjes: Kopjo dhe mashtro. Vini re dorën e majtë të Edi Ramës. Ky kopjac i keq mundohet të bind popullin e Kukësit dhe Shqiptaret me kopje
Ka shkruar tezat e “rilindjes” në dorë. Ky as mban mend se cka brenda”rilindjes”!
Kështu është kur nuk beson as vetë rrëmujën që e quan program. Kopjac i pashoq!
Barcelona - Milan: Formacionet zyrtare(Foto)
Barcelona - Milan: Formacionet zyrtare Abiati, Abate, Mexes,Bonera,Zapata,De Scigilo, Muntari, Ambrosini, Nocerino, Boateng, El Shaarawy. Valdes, Alves, Mascherano, Puyol, Alba, Buskets, Xavi, Iniesta, Pedro, Villa, Messi.
Deklarata e Messsit para ndeshjes me Milanin, shume interesante..
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi pak orë para përballjes me Milanin, ka deklaruar se skuadra e tij nuk është në krizë. Sipas Messit disfata ndaj Milanit në ndeshjen e parë të 1/8 se finalës së Ligës së Kampionëve dhe dy humbjet ndaj Real Madridi nuk e kanë futur në krizë skuadrën katalonase. Argjentinasi mendon se skuadra e tij mund të kapërcejë situata të tilla. “Ne nuk jemi në krizë. Ne i kemi pranuar humbjet ndaj Milanit dhe Realit, sepse nuk kemi luajtur mirë”, ka thënë Messi. “Skuadra jonë mund të kapërcejë situata të tilla. Ne kemi për t’i luajtur edhe 90 minuta ndaj Milanit dhe detyra jonë është ta mposhtim ekipin italian. Ne synojmë të arrijmë shumë në këtë sezon dhe ne nuk guxojmë të dështojmë”, tha ai. /Kosovapress/
Shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të femrave
Shumica e njerëzve konsiderojnë se janë persona të sinqertë dhe se gënjejnë vetëm kur është e domosdoshme, ose dhe për ta mbrojtur dikë. Në bashkëshortësi ndërkaq, gënjeshtrat janë të përditshme – dhe ekzistojnë arsye të shumta pse ndodhë asisoj. Megjithatë, gënjeshtrat e vogla nuk bëjnë dëm, apo jo? Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth kësaj dukurie, lexoni në vijim se çfarë gënjeshtrash shfrytëzojnë gratë për t’i ‘manipuluar’ bashkëshortët e tyre. Në vijim ju prezantojmë shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të tyre… 1. Nuk jam e hidhëruar Natyrisht që është e hidhëruar, dhe kjo vërehet në fytyrën e saj – mirëpo nuk dëshiron të pranojë të vërtetën, sepse në ato momente, nuk është e gatshme të fjaloset. 2. Nuk më intereson! Kjo është e ngjashme me atë ‘nuk jam e hidhëruar’. Natyrisht që i intereson – përndryshe nuk do ta përmendte atë gjë. Shikojeni shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e gjymtyrëve të saj. 3. Nuk kam ngrënë tërë ditën Hmm, një shpjegim më i saktë do të ishte se ka ngrënë pak sallatë, fruta, por edhe një copë pice ose çokollate ‘për shkak të stresit të përjetuar gjatë ditës në punë…’ 4. Do të mbaj dietë Duket sikur gënjen kur thotë – ‘qysh prej nesër do të filloj me dietë’. Ndërkaq, të nesërmen qëllon ditëlindja e ndonjë shoqeje, ose ndonjë arsye edhe më banale, që e shtyn fillimin e dietës. 5. Ishte në lirim Nëse e pyesni gruan sa ka kushtuar bluza e saj, çanta, apo edhe këpucët – gjëja e parë që do ta dëgjoni është arsyetimi i llojit: jo shumë, ishte në lirim. Në fakt, për të ka rëndësi vetëm çmimi i majmë dhe kombinimi i përkryer me gardërobën e saj. 6. Fëmija kishte nevojë… I ka blerë edhe një palë këpucë tjera për djalin/vajzën, sepse ato të mëhershme nuk ishin të bukura për raste solemne. Kjo gjë për gjininë mashkullore është e pakuptimtë – dhe këtu dallojnë këto dy gjini. 7. Kjo më kombinohet me gjithçka Kur një grua blen një rrobë dhe dëshiron të arsyetohet për çmimin që e ka paguar, ajo do të thotë se rroba e blerë i kombinohet më të gjithë gardërobën që i posedon – që, natyrisht nuk është e vërtetë. /Dukagjini.com
8 vjeçari martohet me gruan 61 vjeçare (Foto)
Një fëmijë i moshës tetë vjeçare ka vendosur kurorën me një grua 61 vjeçare. Sanele Masiela është paraqitur përpara 100 personave duke realizuar ceremoninë e lidhjes së martesës me nënën e pesë fëmijëve Helen Shabangu.
Çifti ka shkëmbyer unazat dhe puthjet në ceremoninë e organizuar në Tshëane të Afrikës së Jugut, ku Sanele thotë se ishte vendi i duhur për të bërë martesën.
Por ai dhe gruaja e tij nuk kanë firmosur një certifikate martese dhe nuk do të jetojnë sëbashku. Familja e tij shpenzoi 1500 paund për dasmën duke insistuar se ishte një ritual dhe jo një martesë ligjore.
Zyrtare: Ja si do te duket Samsung Galaxy S4
Më 14 mars, në orën 19:00,me orën lokale (ora 01:00 e 15 marsit me orën tonë) në New York do të prezantohet gjenerata e re e telefonave Samsung Galaxy. Bëhet fjalë për Galaxy SIV, pasardhësi i SIII që e shndërroi kompaninë koreano-jugore në konkurenten e denjë dhe të vërtetë të iPhone të Apple. Besnikët e Samsung prej muajsh kërkojnë të dinë se si do të jetë Galaxy i ri.
Por kompania është treguar strikte me rregullat e saj duke mos zbardhur asnjë detaj, të paktën deri më tani, të produktit. Megjithatë, me sa duket ka pasur një rrjedhje që mbërrin nga Kina, aty ku Samsung prodhon pjesën më të madhe të produkteve.
Në disa forume teknologjike kanë dalë disa imazhet e para se si do të jetë Samsung Galaxy SIV. Në to nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në paraqitje mes SIV dhe modelit paraardhës, ndërkohë që për të parë ndryshimet në funksionim dhe të rejat shtesë, duhet pritur prezantimi në New York.
Ky burrë ia nxori namin e zi në internet kunatës
Një amerikan ka vendosur t’ia nxjerrë namin e zi kunatës së tij. Pasi kishin gatuar shumë ushqim për Ditën e Falenderimeve, ai dhe gruaja e tij i dhanë kunatës një tavë me patatet që kishin tepruar. Katër muaj më vonë, kunata ia ktheu tavën, bashkë me … patatet. Atëherë amerikani i bëri një foto dhe e postoi tavën në faqen sociale Reddit. Miliona njerëz e kanë parë foton brenda pak orësh. Burri që postoi foton thotë se ai është mësuar me këto gjëra dhe e pastroi vetë tavën. Jeta me katër fëmijë e ka bërë atë të përballojë shumë gjëra. Por i pyetur nga përdoruesit e Reddit, ai thotë se kunata e tij është e re dhe e papërgjegjshme. “Ajo ka dëshirë që të tjerët të pastrojnë gjërat që bën pis ajo,” tha ai. Mesa duket, kunata e kishte harruar tavën në bagazhin e makinës së saj përgjatë gjithë kohës./Indeksonline
Justin Bieber përleshet me fotografët (Video)
Superylli i tinejxherëve, Justin Bieber, është përleshur sërish me fotografët, kësaj radhe në Londër.
Derisa po dilte nga një objekt dhe po shkonte drejt automjetit të tij, përpara këngëtarit kanadez ndodheshin disa fotografë. 19-vjeçari e ka shtyrë njërin prej tyre dhe është futur në automjet.
Më pas fotografi ka bërtitur se është sulmuar fizikisht, ndërsa një tjetër e ka ofenduar këngëtarin e famshëm.
I hidhëruar nga ky ofendim, Bieber ka dalë nga automjeti dhe është nisur drejt fotografit, mirëpo e ka ndalur stafi i sigurimit të tij.
Vizita e Justin Bieber në Londër është shoqëruar me disa situata kontroverse, mes të cilave mbajtja e një maske gazi pas largimit nga një restorant kinez, pastaj vonesa dyorëshe në koncert, si edhe kolabimi në skenë dhe shtrirja në spital.
Mund të parkohet makina kështu? (FOTO-LAJM)
Shumë drejtusve të automjeteve mund ti ketë ndodhur që të hutohen në timon dhe të parkojnë makinën e tyre në vende të papështatshme apo keq, por këta shoferë nuk ja thonë fare për të parkuar.
Imazhet janë postuar nga përdorues të internetit. Ajo që mund të themi është që ka disa persona, të cilët nuk duhen as t'i afrohen një makine, e aq më pak, të ecin me të. /albeu.com/
Ky shofer i shpëton vdekjes për disa centimetra (FOTO-LAJM)
Ky shofer mund të cilësohet me fat pasi ka shpëtuar nga vdekja për pak centimetra. Ai përplasi makinën e tij Corvette ZO6 me një kamion në lëvizje në një rrugë në Los Angeles në SHBA.
Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga mjeti i shkatërruar plotësisht ndërsa ai ja hodhi me plagë të lehta. /albeu.com/
Një stil interesant i ngritjes së peshave ne Kosove! (VIDEO)
Kufiri në mes të gjërave të cilat mund t’i bëjnë meshkujt dhe nuk mund t’i bëjnë femrat ka filluar të shkrihet – andaj, nuk është për t’u befasuar psh. nëse e shihni një femër duke ngritur pasha në palestër. Megjithatë, gjë interesante në video-materialin që po ua prezantojmë në vijim, është stili si i ngrit një femër peshat. Ky stil i ngritjes së peshave rrallë mund të shihet, andaj nuk është për t’u befasuar se ka ngjallur interesimin e publikut.
Ja si duhet shembur një rrokaqiell! (VIDEO)
Një ndërtesë biznesi në qytetin zviceran Aarau është rrënuar të premten me eksplodime të kontrolluara, raportojnë mediat botërore.
Rrokaqielli i lartë 45 metra ishte ndërtuar në vitin 1966, ndërsa tash, në vend të tij do të ndërtohet një kompleks objektesh banimi dhe biznesi.
Ky është rrokaqielli i parë që është rrënuar ndonjëherë në Zvicër, ndërsa ekspertët e këtyre operacioneve kanë thënë se shembja e tij është kryer pa probleme. /Dukagjini.com
Subscribe to:
Posts (Atom)





































.jpg)








