Pages

Ferguson: Ja pse e mposhti Reali Barcën

Sir Alex Ferguson e ka fajësuar trajnerin Jordi Roura për humbjen e Barcelonës ndaj Real Madridit. Trajneri i Manchester United ka vlerësuar se Roura është bërë "bajat" me këtë formacion dhe se është dashur të bëjë ndryshime. "Isha në stadium për të parë nga afër atë takim të madh. Nga kjo ndeshje kam mësuar shumë për ndeshjen me Realin. Unë vlerësoj se humbja e Barcelonës erdhi nga dobësia e trajnerit. Si kohëve të fundit nuk e ka ndryshuar fare formacionin duke u paraqitur me lojtarë të njëjt. Tani më mbetet mua për të ndryshuar diçka, mendoj se jemi favorit" deklaroj Ferguson./Indeksonline/

Benzema në burg

Ish shpejtë në zonën e rreptësisë, por shumë më i shpejtë në makinë, dhe derisa fakti i parë është një kualitet, i dyti është një problem për qendërsulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema. Policia rrugore në Madrid, e ka akuzuar Benzeman, sepse ky i fundit i befasoi ata pasi me makinën e tij M-40, po ngiste 216 km/h, ku maksimumi i shpejtësisë ishte 100km/h. Kjo shpejtësi marramendëse ishte zbuluar nga një telekamerë e fshehur e trafikut me 3 Shkurt të këtkij viti. Sulmuesi francez i “Los Blancos” rrezikon burg nga 3 deri në 6 muaj, apo punë sociale prej 1 deri në 3 muaj, si dhe konfiskimin e patent shoferit nga 1 deri në 4 vite. Benzema ishte në timonin e Audi të tij sportive dhe ndoshta siç kanë shkruar disa media në Spanjë, ai dëshironte të shfryente tërë mllefin e tij pasi një natë më parë Reali humbi befasisht nga Granada.

CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

Është destinacioni i radhës i operacionit të Njësitit “Divison”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Si raporton KTV, cak është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë. Para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik. Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q (në foto), niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen këtu për t’ia mirëmbajtur këmbën artificiale Beqirajt. Ai e kishte humbur këmbën, kur një vit më parë CIA kishte dështuar ta eliminojë zv/kryeministrin e Kosovës. Por, Nikitia ia del ta gjejë në vilën ku ai mban prostituta. Ndihmësit e tij të shumtë bëjnë që Beqiraj të arrijë t’i marrë peng Nikitën dhe Heideckerin. Duhet intervenimi i bazës në SHBA, që e dërgon në Kosovë pjesën tjetër të ekipit të “Division”-it, për ta shpëtuar Nikitën. Në vilën e Beqirajt, fillimisht amerikanët vrasin dy pjesëtarë të FSK-së e më pas hyjnë brenda, ku e heqin përfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarë, por duke e lënë të kuptohet që këtë e bëri një nga rojat e tij. Pas suksesit të operacionit në Kosovë me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra të reja të rëndësishme Njësitit “Division”. Seriali “Nikita” është në sezonin e tretë dhe transmetohet në CW Network në SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionë shikues çdo natë. Ai transmetohet edhe në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Bullgari dhe në shtete të tjera.

Mercedes A45 AMG, një makinë sportive e fuqishme

Mercedess Classe A, është makina me sportive e realizuar ndonjëhere nga Mercedes Benz. Modeli A45 AMG, është një makinë e pabesueshme e xjerrë në treg nga kompania gjermane. Me 360 hp, 2,0 liter 4 cilindër benzinë turbo bëhet produkti më i fuqishëm në botë. Makina me pesë dyer shumë origjinale dhe estetikë e bën këtë model një makinë të projektuar për cdo rrugë. Një 45 AMG është një nga makinat më të fuqishme të të gjithë makinave AMG ndërsa çmimi i saj pritet të arrijë në 50 mijë euro.

Çfarë bën një shofer autobusi kur ja sjellin në majë të hundës?

Çfarë mund të bëjë një shofer autobusi në Rusi kur disa shoferë të papërgjgjshëm i zënë rrugën? Ai thjesht i merr përpara duke u munduar t’i edukojë në mënyrë që të mos përsërisin më gabimin. Alexei Volkov, i cili punon në Zelenograd, është bërë i famshëm në internet pasi ai i poston videot e përplasjeve që shkakton me shoferët e pakujdesshëm. Ai njihet si “Ndëshkuesi” për shkak se vendos rregull në rrugë në mënyra brutale. Volkov pranon se ka shkaktuar më shumë se 100 aksidente gjatë punës së tij si shofer autobusi. “Shefave nuk u intereson sepse autobusi pëson shumë pak dëmtime. Nëse dëmtimi është i madh, presin paratë nga kompania e sigurimeve dhe e rregullojnë sërish. Çfarë të bëj unë? Të manovroj papritur apo të frenoj fort duke dëmtuar pasagjerët? Më heqin patentën menjëherë po të veproj kështu, kështu që vendos të vazhdoj rrugën time. Unë i regjistroj këto aksidente në mënyrë që të shikohet kush e ka fajin”, shpjegon rusi. /albeu.com

Njihuni me Jeepi-n e ri Cherokee

Është një nga modelet e së ardhmes i krijuar përmes bashkëpunimit Fiat -Chrysler, një hap para në procesin e bashkëpunimit mes kompanisë në Torino dhe asaj në Detroit. Bëhet fjalë për Jeep-n e ri Cherokee, motra e vogël e Grand Cherokee. Kjo është një fuoristradë mjaft e rehateshme në rrugë ndërsa fillimisht ajo do të jetë e pranishme në tregun amerikan më pas edhe në atë italian. Ndërkohë zbulimi i saj do të bëhet në sallonin e makinave në New York në fund të muajit mars.

Ngec pedali i gazit, makth për adoleshentin shqiptar (Video)

Një adoleshent shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elez Lushaj, vuajti një makth pasi pedali i gazit në makinën e tij kishte ngecur. 16- vjeçari, që po udhëtonte në Teksas, iu lut forcave të policisë përmes telefonit për ndihmë. Ai po udhëtonte me një Hyundai Elantra. “Kam ngecur në makinë. Ju lutem bëni diçka,” thoshte ai, ndërkohë që operatori përgjigjej: “Po punoj për këtë, të premtoj që po punoj”. Ndërkohë një makinë policie iu vu pas. Operatori i policisë tentoi të lidhej me shitësit e kompanisë Hyundai, por askush nuk kishte një zgjidhje. Në fund, pasi nuk mundi të shmangë një kamion, makina e adoleshentit doli nga rruga, u rrotullua katër herë dhe ndaloi. Për fat të mirë, ai shpëtoi pa asnjë plagë serioze, edhe pse ai thotë se shpina dhe qafa i dhembin sërish.

Mos dilni kurrë pa rroba nga dhoma e hotelit (Video)

Herë tjetër kur vendosni që të dilni nga dhoma e hotelit, sigurohuni që të keni rroba mbi trup. Sepse mund të ndodhë siç i ka ndodhur këtij personi, që mbeti jashtë dhomës së tij, ndërkohë që ishte nudo. Ai doli për të lënë tabakanë e shërbimit, por dera u kyç dhe ai nuk hynte dot brenda. Nuk i kishte çelësat dhe detyrohet që të shkojë deri poshtë tek recepsioni për të kërkuar ndihmë. Klienti i hotelit është kapur nga kamerat e brendshme.

Beckham zbulon veturën e tij të re (Foto)

Pasi është vendosur në Paris, ylli i futbollit, David Beckham, është fotografuar edhe me një makinë të re. Futbollisti 37- vjeçar është kapur nga paparacët duke u larguar nga stërvitja me një makinë të zezë Audi S8. Dhe makinat e Beckham nuk mund të jenë të lira. Një model i tillë nis nga të paktën 78 mijë sterlina, ka një motor të fuqishëm V8, që kap 100 km/h për 4.2 sekonda. Më përpara Beckham ka ngarë edhe një Audi Q7 dhe një Audi RS 6. Familja e tij po qëndron në Londër, ndërsa mediat pyesin jo pa ironi se si ka mundësi që ai mban një makinë të tillë, kur ka deklaruar se do e japë të gjithë rrogën tek PSG për bamirësi.


Zyrtare: Afrim Tovërlani trajneri i ri i Barcelonës

Lideri aktual I tabelës së La Liga-së , Barcelona, menjëherë pas humbjes së sontme ndaj Realit e ka zgjedhur pasardhësin e Ejup Mehmetit, Afrim Tovërlanin si trajnerin e ri të skuadrës. Ashtu siç është paralajmëruar, katalunasit në krye të shtabit teknik e kanë rikthyer strategun e njohur, Afrim Tovërlanin, i cili më moti, për dy vite rresht i kishte fituar me këtë skuadër dy tituj të kampionit dhe kupën e mbretit- kuptohet në PlayStation. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një komunikate të lëshuar në Skype për media nga ana e klubit më të suksesshëm spanjoll kohëve të fundit. “Pas një debati të zhvilluar në Bord, është propozuar dhe vendosur që Afrim Tovërlani ta udhëheq ekipin si trajner, nga dita e enjte. Ky është vendim unanim i Bordit.Po jo bre nuk shkon gjith me trajnera t’smutë, njani kancerin, njani o barku. Afrim Tovërlani është trajner i mirënjohur, i cili edhe më herët kontribuoi në udhëheqjen e Barcelonës përmes televizionit. I njëjti do ta udhëheq ekipin drejt sukseseve të reja”, thuhet në komunikatën e Barcelonës./LLAFET.COM/

Mund te beni ushtrime te tilla? (Video)

Do e provonit kete po te kishit nje Q7? (Video)

Drogba e dërgon në spital futbollistin kundërshtar (video)

Ndërhyrja fatale, humb ndjenjat dhe 5 dhëmbët (video)

Ja Çfarë bën Arabi më i “çmëndur” në botë…(Video)

Përleshje mes shqiptarëve dhe turqve në Vienë

Katër persona janë plagosur nga armët e zjarrit, në një konflikt fizik që kishte shpërthyer midis shqiptarëve dhe turqve në lagjen Vienë – Ottakring, në kryqendrën austriake. Policia ka regjistruar rastin, duke theksuar se konflikti ka ndodhur për shkak të konkurrencës midis dy grupeve në biznesin e klubeve të natës dhe klubeve erotike. Në mesin e të plagosurve janë dy turq, një serb dhe një person tjetër me identitet të pazbardhur. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke theksuar se ajo ka ndarë turmën që po përlesheshin vetëm përmes të shtënave me armë në ajër. Policia,. Siç raporton ina, në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm (9 mm dhe 7,62 mm). Dëshmitarët e rastit shpjegojnë se të dyja palët, të cilat u grindën mes vetes janë arratisur me vetura. Policia ka marrë në pyetje 15 persona për të zbardhur rastin, ndër ta edhe 8 shtetas nga Kosova.


Studenti Anglez per pak te behej Milioner me kete bastore


Një student nga Britania e Madhe kaloi një përvojë sa të veçantë aq edhe të hidhur kur pa t’i ikin nga duart plot 1 milionë funte për shkak të disfatës që skuadra e Barcelonës pësoi 2-0 në San Siro kundër Milanit. As mbiemri i njëjtë me atë të mbrojtësit katalana nuk e ndihmoi djaloshin 20-vjeçar Simon Pique të bëhej milioner edhe pse ai gjeti rezultatin e saktë të 7 ndeshjeve të Champions League, duke dështuar pikërisht në përballjen e San Siros. Milan-Barcelona e tradhtoi sepse në tiketën e tij ai e kishte parashikuar me fitore 0-2 të mysafirëve. Rezultatit ia qëlloi por jo edhe skuadrës fituese.
 

Blogger news

Blogroll

About