Pages

Sulmohet me armë pllaka përkujtimore që shqiptarët i cilëson ‘terrorist’

Mbrëmë gjatë orëve të vona është sulmuar edhe pllaka përkujtimore e serbëve në fshatin Gorazhdec të Pejës. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës. Xhevat Ibraj, zyrtar për informim në stacionin policor të Pejës, ka thënë për ORAinfo se edhe policia është njoftuar për këtë rast. Ai thotë se informacionin e ka marrë nga një qytetarë serb i atij fshati. “Edhe ne e kemi atë informatë. Koha ka qenë e panjohur pasi ka ndodhur vonë. Policinë e ka informuar një qytetarë i cili quhet Dragomir. Pllaka përkujtimore ka pasur një dëmtim të vogël”, ka thënë Ibraj. Ibraj thotë se akoma nuk ka të dyshuar për këtë rast dhe se nuk dihen motivet. “Njësitet e nënstacionit në Gorazhdec kanë dalë në vend të ngjarjes dhe pastaj kanë lajmëruar njësitet në Pejë. Ne jemi duke u marrë me rastin, ndërsa ende nuk ka të dyshuar, ashtu siç nuk dihet as motivet e sulmit. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes janë mbledhur nga njësitet teknike dhe janë duke u hetuar”, ka thënë Ibraj. Pllaka përkujtimore në Gorazhdec iu është kushtuar serbëve të rënë gjatë bombardimeve të NATO-s, ndërsa në të shqiptarët etiketohen si ‘terrorist’. (ORAinfo)
 

Blogger news

Blogroll

About