Një pasaniku, që kishte ndaluar për të mbushur me karburant makinën e tij luksoze Aston Martin DBS, i iku truri kur një gjyshe në timon, nuk e mori siç duhet kthesën në një rrethrrotullim dhe u përplas me makinën e tij.
Ngjarja ndodhi në Britani. E moshuara po ngiste një Vauxhall Corsa në ngjyrë rozë, kurse makina Aston Martin po furnizohej në një pikë karburanti.
Makina, që kushton 180 mijë sterlina, është dëmtuar rëndë, thotë pronari i saj.
Askush nuk u plagos nga ky aksident.
Makina Aston Martin DBS është e preferuara e James Bond.
Kjo seri nisi të shitej që nga viti 2007.
Por jo vetëm James Bond, por edhe aktori që e luan këtë rol, Daniel Craig është një fans i makinës.
Prezantuesi i njohur, Jeremy Clarkson thotë se modeli Aston Martin DBS është thuajse makina perfekte që mund të ekzistojë.

