Pages

I grabitet fëmija nënës, teksa ajo flinte (Video)

Është nga ato ngjarje tmerrësisht të pabesueshme që po të mos i shikosh me sy nuk mund ti besosh! Por ja që në rastin konkret ekziston një video e realizuar nga kamerat e sigurisë. Ngjarja e tmerrshme u zhvillua në stacionin e metrosë të Mumbai të Indisë dhe u publikua nga një kanal televiziv pas denoncimit ë nënës së pastrehë që i kishin vjedhur fëmijën. Siç do e shikoni një burrë qëndron fillimisht pranë nënës që po fle me të dy fëmijët e saj, një vajzë dhe foshnja që i vodhën. Në një moment grabitqari shikon rreth e rreth nëse e shikon kush, ngrihet mbërthen fëmijën dhe ia mbath. Por, kamerat e sigurisë kishin regjistruar gjithçka dhe kështu pas padisë së nënës, polici është vënë në ndjekje të grabitësit për ta arrestuar atë dhje të gjendet fëmija!
 

Blogger news

Blogroll

About