Dalin fotot e para të Samsung Galaxy S4
Imazhet e rrjedhura duken se tregojnë Galaxy S 4, telefoni i gjeneratës së ardhshme nga Samsung, i cili do të prezantohet këtë javë. Fotografitë kanë konfirmuar disa prej thashethemeve të përhapura rreth specifikimeve të telefonit të ardhshëm, veçanërisht për ekranin 5 inç.
Telefoni, i quajtur “GT-I9502,” me sa duket përshtatet për kompaninë kineze Unicom. Telefoni është thënë të ketë një procesor 1.8GHz Universal5410, 2GB RAM dhe një kartë grafike SGX PowerVR 544MP.
Imazhet janë ngarkuar në forumin kinez 52 Samsung disa orë më parë dhe është përhapur shumë shpejt në internet.
Një gazetar i uebfaqes The Verge thotë se procesori Universal5410 është ndoshta një emër i koduar për Exynos Octa 5410, një procesor me 8 core. Besohet se telefoni i ri mund të ketë një ekran me rezolucion 1920×1080 dhe një kamerë 13MP.
