Njihuni me Jeepi-n e ri Cherokee
Është një nga modelet e së ardhmes i krijuar përmes bashkëpunimit Fiat -Chrysler, një hap para në procesin e bashkëpunimit mes kompanisë në Torino dhe asaj në Detroit. Bëhet fjalë për Jeep-n e ri Cherokee, motra e vogël e Grand Cherokee.
Kjo është një fuoristradë mjaft e rehateshme në rrugë ndërsa fillimisht ajo do të jetë e pranishme në tregun amerikan më pas edhe në atë italian. Ndërkohë zbulimi i saj do të bëhet në sallonin e makinave në New York në fund të muajit mars.
