Zyrtare: Afrim Tovërlani trajneri i ri i Barcelonës
Lideri aktual I tabelës së La Liga-së , Barcelona, menjëherë pas humbjes së sontme ndaj Realit e ka zgjedhur pasardhësin e Ejup Mehmetit, Afrim Tovërlanin si trajnerin e ri të skuadrës.
Ashtu siç është paralajmëruar, katalunasit në krye të shtabit teknik e kanë rikthyer strategun e njohur, Afrim Tovërlanin, i cili më moti, për dy vite rresht i kishte fituar me këtë skuadër dy tituj të kampionit dhe kupën e mbretit- kuptohet në PlayStation.
Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një komunikate të lëshuar në Skype për media nga ana e klubit më të suksesshëm spanjoll kohëve të fundit.
“Pas një debati të zhvilluar në Bord, është propozuar dhe vendosur që Afrim Tovërlani ta udhëheq ekipin si trajner, nga dita e enjte. Ky është vendim unanim i Bordit.Po jo bre nuk shkon gjith me trajnera t’smutë, njani kancerin, njani o barku. Afrim Tovërlani është trajner i mirënjohur, i cili edhe më herët kontribuoi në udhëheqjen e Barcelonës përmes televizionit. I njëjti do ta udhëheq ekipin drejt sukseseve të reja”, thuhet në komunikatën e Barcelonës./LLAFET.COM/
