Pages

Studenti Anglez per pak te behej Milioner me kete bastore


Një student nga Britania e Madhe kaloi një përvojë sa të veçantë aq edhe të hidhur kur pa t’i ikin nga duart plot 1 milionë funte për shkak të disfatës që skuadra e Barcelonës pësoi 2-0 në San Siro kundër Milanit. As mbiemri i njëjtë me atë të mbrojtësit katalana nuk e ndihmoi djaloshin 20-vjeçar Simon Pique të bëhej milioner edhe pse ai gjeti rezultatin e saktë të 7 ndeshjeve të Champions League, duke dështuar pikërisht në përballjen e San Siros. Milan-Barcelona e tradhtoi sepse në tiketën e tij ai e kishte parashikuar me fitore 0-2 të mysafirëve. Rezultatit ia qëlloi por jo edhe skuadrës fituese.
 

Blogger news

Blogroll

About